Ballina Politike Basha : Eliminime për skuadrën fituese

Basha : Eliminime për skuadrën fituese

Nga qyteti i Lezhës Basha ka folur për skuadrën e tij fituese dhe për pjesën e problemeve të listës dhe është shprehur se nëqoftëse do të ndryshojë diçka atëhere ndryshimi duhet të vijë nga vetja.

Duke iu përgjigjur kritikëve për listën e kandidatëve për deputetë, Basha u shpreh se vendimi ishte i vështirë, por i drejtë. Fitorja e 2017 kërkon ekipin e 2017, tha kryedemokrati Basha.

Duhet ndryshim, ndryshimi i Shqipërisë vjen duke ndryshuar në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ju më dhatë të drejtë, ju më thatë PO ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga shtëpia jonaë, me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017 dhe unë e zgjodha, e vendosa dhe kam nderin t’iu prezantoj.”