Ballina Politike Berisha denoncon dhe nxjerr emra: Ja kush e kontrollon tenderin e pastrimit...

Berisha denoncon dhe nxjerr emra: Ja kush e kontrollon tenderin e pastrimit të spitaleve, baxhanaku i Beqajt merr 30%

Nga një status në “Facebook” ka ardhur denoncimi i radhës i Berishës i cili duke iu referuar qytetarit dixhital, ka thënë se mafia kontrollon edhe tenderat e pastrimit të spitaleve dhe rrobave në Vlorë.

Sipas Berishës baxhanaku i Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë, përfiton rreth 30% të tyre. Ai kërkon nga Prokuroria që të nisë hetimet sa më shpejt të jetë e mundur pas këtij denoncimi nga qytetari dixhital i tij.

Statusi i Berishës në Facebook

Minutat shtesë si me ndeshjen me Mlada Boleslav në transfertë vazhdojnë të “penalizojnë” Skënderbeun. Pasi udhëhoqi pjesën e parë dhe të dytë me golin e Latifit, Dinamo e Zagrebit ka barazuar në 1-1 në minutën e pestë shtesë me golin e Angelo Henriquez.

MINUTE PAS MINUTE
Pas shumë përpjekjesh të Skënderbeut, “ujqërit e dëborës” u penalizuan dy herë prej albitrit i cili i ka anulluar dy gola që tashmë mund të kishin vulosur fitoren e Skënderbeut dhe ngjitjen e tij me sukses drejt fazës me grupe të Europa League.

Ka qenë Latifi ai i cili ka shënuar edhe njëherë pas golit të anulluar në minutën e 17 për të shënuar në të 37 golin i cili do të rezultojë vendimtar në ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena e cila do të luhet javën tjetër.

Ndërkohë që arbitri në dy raste nuk ka akorduar kartona për skuadrën e Dinamos së Zagrebit, dhe pse ndërhyrjet e tyre ishin mjaft të rënda. Pas golit të anulluar në minutën e 17, Skënderbeut iu anullua edhe një tjetër gol i Soue në të 47-ën.
Në minutën e 5-të shtesê Dianmo e Zagrebit barazoi rezultatin duke thyer në sekondat e fundit euforinë e korçarëve.