Ballina Kryesore Berisha qetësohet dhe i kthehet denoncimeve: Shikoni si tallet Peleshi i Korçës

Berisha qetësohet dhe i kthehet denoncimeve: Shikoni si tallet Peleshi i Korçës

Ish-kryeministri Berisha pas debateve që pati sot me disa prej deputetëve të PD-së, ku mesa duket doli edhe prej natyrës së tij të qetë duke i ngritur tonet ka vendosur të qetësohet dhe ti kthehet rutinës së tij të denoncimeve.

Këtë herë qytetari dixhital i Berishës ka denoncuar një mashtrim që sipas tij po u bëhet nxënësve dhe prindërve të një shkolle në Korçë. Sipas tij nxënësit që studiojnë pranë shkollës “Dhimitraq Gjata” në Rrëmbec ku edhe u bë e re si shkollë nuk ka paisjet e duhura për të zhvilluar mësimin dhe ata do dërgohen në një fshat tjetër.

Statusi i Berishës

Shikoni si tallet Peleshi i Korçes me nxenesit e shkollave te ketij rrethi!
Nxenesi dixhital denoncon mashtrimin me shkollen e re. sb
“Pershendetje doktor Berisha!Jam nxenes ne shkollen Dhimitraq Gjata- Rrembec te Korces.Edhe pse shkolla u be e re per kete vit shkollor ne nuk kemi banka,tabela e materiale te tjera qe te zhvillohet mesim, dhe na thane vetem diten e pare do jemi ne shkollen e re dhe pasaj do veme ne fshatin Plase per te zhvilluar mesimin. Shkolle e re pa banka eshte turp..Shperndaje kete ta dine se cfare arsimi eshte dhe si ka katandisur. Anonim ju lutem!”