Ballina Kryesore Blushi ironi me PD dhe PS: Ja pse çadra dhe kërputha janë...

Blushi ironi me PD dhe PS: Ja pse çadra dhe kërputha janë njësoj

Ben Blushi kryetari i LIBRA u tregua i bindur se forca politike që ai drejton në këto zgjedhje do dali e fituar në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai prezantoi kandidatët e tij për deputetë, duke kërkuar nga qytetarët një votë morale në emër të një Shqipërie me më shumë punë e mirëqënie.

LIBRA ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit.

Është dita ku kemi ardhur dhe jemi mbledhur në Tiranë për të festuar fitoren tonë në këto zgjedhje dhe mos i duket askujt shaka se ne mund ti fitojmë zgjedhjet dhe do ti fitojmë zgjedhjet. Ne do bëjmë bashkë Shqipërinë morale dhe të kërkojmë votën morale të Shqipërisë. Ata që duan ta mbajnë Shqipërinë peng të së kaluarës, ata që duan ta mbajnë Shqipërinë në varfëri, ata le të votojnë për qeverinë, për qeverinë e Saliut dhe  Edi Ramës. Kush ka një votë morale në Shqipëri, kush beson që Shqipëria mund të bëhet ka vetëm një rrugë dhe rruga jona është Libra.” u shpreh Blushi.

Blushi ironizoi edhe dy forcat e mëdha politike, Partinë Socilasite dhe atë Demokratike

Pashë që kjo partia e çadrës se në fakt i kanë ndryshuar emrat këta, çadra dhe kërpudha, të dyja kanë një të përbashkët. Vijnë nga lagështia kurse LIBRA vjen nga drita e diellit, prandaj jemi të verdhë.” 

Ai akuzoi dy partitë e mëdha se po mbajnë peng drejtësinë dhe Vettingun.