Ballina Kryesore Blushi propozon ofertën e tij ironizuese ndaj PD

Blushi propozon ofertën e tij ironizuese ndaj PD

Deputeti Ben Blushi ka filluar të ironizojë Partinë Demokratike duke u bërë një ofertë meqë kandidatët e PD po tërhiqen nji nga nji. Ai shkruan në një status ne rrjetet sociale se ka një ofertë të sinqertë për PD.

NJË OFERTË E SINQERTË PËR PD

PD ka rregjistruar vetem 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria. Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t’ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një cadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht.