Ballina Politike “Çfarë do ndodh me të ardhmen e Bashës ?”, Basha takon Berishën...

“Çfarë do ndodh me të ardhmen e Bashës ?”, Basha takon Berishën për rreth 45 minuta

Lulzim Basha, kryetari i PD ka qenë sot në një takim me liderin historik të PD Sali Berisha në paraditen e sotshme. “Dualajm.com” raporton se Basha ka qëndruar rreth 45 minuta në zyrën e Berishës.

Pas humbjes të thellë që PD ka marrë në këto zgjedhjeve, zërat kundër Bashës janë rritur duke i kërkuar atij dhe dorëheqjen. 

Me sa duket Basha është konsultuar me liderin historik të PD-së Sali Berisha për qëndrimin e tij pas zgjedhjeve. Deri tani nuk ka pasur reagim nga kreu i PD në lidhje me rezultatin. Ai tha dje se do të jepte komentet e tij pas përfundimit të numërimit.