Ballina Aktualitet Dalja e jashtëzakonshme për mediat/ PD publikon përgjimin Audio: Agron Xhafaj, ndër...

Dalja e jashtëzakonshme për mediat/ PD publikon përgjimin Audio: Agron Xhafaj, ndër bosët e trafikut të drogës (VIDEO)

Partia Demokratike ka dalë në një konferencë të ashtuquajtur të jashtëzakonshme për mediat.

PD akuzon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se ka falsifikuar dokumentet zyrtare për të mos lejuar ekstradimin e vëllait të tij.

Në daljen për shtyp nga selia blu ishin Ervin Salianji, Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

“Xhafaj siguron nga posti i tij, që i vëllai të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi, por vazhdon të jetojë me paratë e drogës. Dje e pyetëm ministri e brendshëm a e vazhdon Agron Xhafaj trafikun e drogës. Kanë kaluar 24 orë dhe nuk janë përgjigjur. Ne i dimë arsyet. Agron Xhafaj nuk bën jetesë normale siç deklaroi ministri, por drejton një grup me bazë në Vlorë”, shprehet Salianji.

“Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës. Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.”Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm”, tha Bardhi

Partia Demokratike ka nxjerrë një përgjim audio ku sipas tyre është një bisedë mes një trafikanti dhe Agron Xhafaj.

Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën
Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

LEXO EDHE:  EMRI/ Zbulohet polici, ja kush është "Ermali" në audio-përgjimin e Agron Xhafajt (Foto)

Tre shkeljet e Ministrit Xhafaj

Deputeti,  Enkelejd Alibeaj, akuzoi Ministrin e  Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për ti siguruar paprekshmërinë nga ligji vëllait të tij të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e dy muaj burg. 

Ai renditi tre fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj në detyrën e Ministrit e Brendshëm shkeli ligjin sipas tij, duke penguar çdo veprim për ekstradimin e  të vëllait.

1-Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm si të verifikojë dhe identifikojë identitetin e ri të Agron Xhafaj.Të njoftojë autoritetet italiane për vendodhjen e tij, ta arrestojë dhe ta burgosë atë.
2- Fatmir Xhafaj nga pozicioni si kryetar i komisionit të ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.Fallsifikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri të Agron Xhafaj i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.Kështu nuk bën asnjë ditë burg.
3- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafaj. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën automatikisht atë subjekt të ligjit, vetë Ministrin Fatmir Xhafaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook