Ballina Kryesore Deklarata e fortë e Blushit: Rama më ofroi kreun e Kuvendit

Deklarata e fortë e Blushit: Rama më ofroi kreun e Kuvendit

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur dje në emisionin “Opinion” se nga Rama ka  marrë një ofertë si kryetar i kuvendit në kohën kur kriza politike po fillonte të thellohej.

Këtë deklaratë, Blushi e bëri dje në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi faktin që me 10 korrik nuk kanë lënë gjë pa bërë, vetëm që unë të votoja qeverinë.

Kjo gjë ndodhi kur Meta propozoi alternativën e  një qeverie teknike, megjithatë ai shton se ky post është refuzuar nga ana e tij vetëm për çështje parimore.

Sipas Blushit, Rama vetë me gjithë ministrat e tij e kanë marrë në telefon duke ja ofruar kte post me ngulm, ndërsa e ftonin të votojë për qeverinë, pasi Meta do të ikte.

Blushi bëri me dije se Rama i kërkonte të votonte qeverinë, në shkëmbim të postit të kryetarit të Kuvendit.  “Unë i thashë jam duke ikur dhe ika në fakt”, tha Blushi.