Ballina Politike Deklarata e Majkos për hapjen e kufijve Shqipëri-Kosovë, reagojnë mediat serbe: “Provokacija!”

Deklarata e Majkos për hapjen e kufijve Shqipëri-Kosovë, reagojnë mediat serbe: “Provokacija!”

Pas deklaratës së ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ku kërkoi hapjen e kufirit Shqipëri-Kosovë, kanë reaguar mediat serbe.

Mediat serbe i kanë cilësuar deklaratat e ministrit Majko si provokim ndaj shtetit serb.

“Me 1 janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, u shpreh Majko, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Sipas tabloidit të njohur serb “Blic”, ministri Majko në këtë forum ka folur dhe në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Shpërthen Pandeli Majko: "10% e një pensioni është një kofshë pule"

Ndërkaq në lajm theksohet se në takim kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij, Majko u shpreh se s’ka përse të kërkohen pasaporta mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, ashtu si nuk u kërkuan në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook