Ballina Kryesore Deklarata e ministrit italian për mafian/ Deputeti i PD: Bushati i frikësuar,...

Deklarata e ministrit italian për mafian/ Deputeti i PD: Bushati i frikësuar, ja arsyeja

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri i është përgjigjur deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Përmes një postimi në Twitter, Strazimiri thotë se Bushati është i frikësuar nga fushata antimafie e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, pasi sipas tij do të prekë kryeministrin, ish-ministrin Tahiri, ministrin Xhafaj etj.

“Pse Ditmir Bushati është kaq i shqetësuar për fushatën antimafia të Matteo Salvinit?
Ai është ai i frikësuar se kjo do të prekë Edi Ramën, Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafën dhe kompani? Ata nuk janë Shqipëria, por turpi dhe mallkimi i shqiptarëve të ndershëm. Fatkeqësisht, shteti shqiptar është marrë peng nga një narkoqeveri”, shkruan Strazimiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook