Ballina Politike Doktor Berisha i jep diagnozën “Panik” Ramës

Doktor Berisha i jep diagnozën “Panik” Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha, para disa minutash ka bërë publik një status në “Facebook”, ku denoncon fuqishëm veprimet e kryeministrit Edi Rama në administratë. Sipas Berishës, në një denoncim të ardhur në adresë të tij, nga qytetari dixhital, thuhet se Rama është në panik dhe i penduar për marrëveshjen dhe si pasojë ka urdhëruar rikthimin e punonjësve të shkarkuar në punë.

Statusi i plotë i Berishës:

“Rama ne panik, me sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore. Agaçi bllokon marreveshjen me opoziten!

Nepunesi i larte dixhital informon:

Panik i madh ne administraten shteterore per zgjedhjet. Jane penduar shume per marreveshjen prandaj Rama, pasi ka urdheruar sekretaret e pergjithshem qe t’i japin leje per fushate elektorale gjate muajit qershor 1/3tes se administrates publike,

kerkoi te anulloje nepermjet zevendesministrave, urdherat e ministrave teknik per kthimin ne detyre te te gjithe punonjesve te larguar me leje.

 

Rama urdheron sekretaret e pergjithshem, qe me urdher verbal dhe porosi te tij, adminstrata publike te mos zbatoje urdherin e tij dhe vendimin e KM per mospjesmarrjen e administrates ne zbatim te ligjeve ne fushate elektorale te partive.

 

Sekretaret e pergjithshem te mos u japin minitstravr teknike asnje dosje te koncesioneve dhe tenderave elektoral.

 

Rama ka urdheruar Don Agaçin, qe sekretaret e pergjithshem te bllokojne cdo mundesi kontrolli te ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme per ushtrimin e kontrolleve te shkeljeve flagrante te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera nga punonjesit militant! sb”