Ballina Politike Drejt portave të gjyqit kreu i Albpetrol Endri Puka

Drejt portave të gjyqit kreu i Albpetrol Endri Puka

Sot është larguar nga posti i tij me anë të kërkesës nga Gjykata e Vlorës, Endri Puka drejtor i Albpetrolit. Vendimi është marrë nga gjykatësi Albert Spiro dhe mësohet se Endri Puka po hetohet për shpërdorim detyre.

Gjykatësi e ka firmosur në datën 2 vendimin por vetëm sot është larguar nga puna pas neglizhimit të urdhërit nga ana e ministrit të Energjisë.

Endri po hetohet për disa kontrata koncensionare që i ka shkelur dhe që ka dëmtuar rëndë ekonominë e shtetit por ka shtuar dhe ndotjen e mjedisit. Koço Kokëdhima, e ka propozuar si emër në 2013 kur ai mori postin dhe mësohet se tashmë Endri punon veç me Kryeministrin Rama dhe Gjiknurin.