Ballina Kronike Foto/ Kërcënohet dhe rrihet barbarisht shefja e Shëndetit Publik në Ersekë

Foto/ Kërcënohet dhe rrihet barbarisht shefja e Shëndetit Publik në Ersekë

Dhuna shfaqet edhe në juglindje ku policia e Korçës ka filluar një ndjekje penale ndaj një rast dhune ku shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Kolonjë dyshohet se ka kërcënuar me largim nga puna dhe ka dhunuar 55 vjeçaren me detyrë shefe finance në këtë institucion.

Kristina Stoja, shefja e financës e dhunuar ka shkuar në polici ku bëri një kallzim penal pasi është dhunuar barbarisht tek ambientet e poliklinikës nga shefja e personelit Dorina Tallo, 32 vjeç ku kjo e fundit e ka goditur duke i shkaktuar shenja në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike pasi e ka kërcënuar se po nuk votoi PS do të hiqej nga puna. Mësohet se 55 vjeçarja është simpatizante e LSI. Policia po procedon penalisht Dorina Tallon në gjendje të lirë.

Kristina Stoja

Dorina Tallo