Ballina Politike Foto Lajm/ Rama ironizon sërish Bashën nga “Facebook” me një fotomontazh

Foto Lajm/ Rama ironizon sërish Bashën nga “Facebook” me një fotomontazh

Kryeministri Edi Rama sërish ka postuar në faqen e tij në “Facebook” një fotomontazh ku ironizon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në foto Rama ka zëvendësuar fytyrë e Bashës me personazhin negativ “Dr Evil” të një prej filmave të njohur të kinemasë botërore “Austin Power”.

“Ne do vijmë për të rregulluar ekonominë”, shkruhet mbi foto ndërsa personazhi bën shenjën e thonjëzava me duar.

LEXO EDHE:  Lajm i fundit/ Këto janë emrat e rinj të qeverisë “Rama 2”

Foton e postuar kryeministri Rama e shoqëron me ikona duke qeshur.