Ballina Kryesore FOTO/ Nga shtëpitë me qera tek nafta për makinën, ja si deputetët...

FOTO/ Nga shtëpitë me qera tek nafta për makinën, ja si deputetët po u zhvasin deri në 1100 euro në muaj qytetarëve shqiptarë

Kryeministri Rama shprehet se shteti nuk duhet të përdor taksat e shtetit kot dhe madje për këtë aryse ai hapi dhe një portal ku gjithkush mund të denoncojë me emër dhe mbiemër, ISP (Instituti i Studimeve Politike) ja ka dal të publikojë abuzimin që bëhet me taksat e shtetit që në Kuvend. 

Sipas ISP-së abuzimi konsiston në faktin se shumë prej deputetëve marrin pagesa “ekstra” në shuma që variojnë nga 500 deri në 1100 euro në muaj, për shkak se deklarojnë se nuk kanë ku të jetojnë në Tiranë, e kësisoj nuk mund të kryejnë punën e tyre si deputetë. Por e vërteta është krejt ndryshe, pasi shumë deputetë të qarqeve të tjera (përveç Tiranës) kanë shtëpi në kryeqytet, madje edhe vila, por në mënyrë që të përfitojnë këto pagesa ekstra për akomodimin dhe transportin, deklarojnë se vendbanimin e kanë në qytete të tjera.

Ja konkluzionet e ISP-së:

ISP KUVENDIT: HETIM E NDALIM TË ABUZIMIT TË DEPUTETËVE ME PAGESAT FIKTIVE

Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj. Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.

ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore. /Gazeta exspress.

Letra e plotë ndodhet dhe deklarimet e bëra nga deputetet ndodhen bashkëngjitur:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook