Ballina Kryesore Foto/ Romana Vlahutin kalon fundjavën me Majlinda Bregun, kryeministri Rama iu vjen...

Foto/ Romana Vlahutin kalon fundjavën me Majlinda Bregun, kryeministri Rama iu vjen “rrotull” nëpër vilën qeveritare

Majlinda Bregu, ish-deputetja demokrate është parë në vilat qeveritare në Durrës nën shoqërinë e diplomates së BE në Shqipëri Romana Vlahutin.

Miqësia mes tyre njihet prej kohësh dhe mesa duket të dyja kanë vendosur që ta kalojnë fundjavën së bashku. 

Bregu për momentin mban dhe postin e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe duke qenë se detyra e saj është e lidhur drejtë për drejtë me BE, dy zonjat mësohet se mund të kenë folur lidhur me çështje që lidhen me integrimin e Shqipërisë.

Gjithashtu mësohet se në kohën kur është shkrepur fotoja në ambientet e vilës ka qenë dhe kryeministri Rama.