Ballina Politike Fushata/ Basha-Ramës: Kryeministër “barcaletash”

Fushata/ Basha-Ramës: Kryeministër “barcaletash”

Gjatë një takimi me punëtorët në Elbasan, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se Rama ka dalë para qytetarëve pa asnjë lloj programi. Ai vetëm bën cirk dhe tregon barcaleta.

“Aktiviteti më i suksesshëm është droga, çdo institucion është mbushur me kriminelë. Premtoi 300 mijë vende punë, premton shëndetësi falas dhe ulje taksash por asgjë nuk bëri. Tani ai nuk ka fare program. Shkon dhe bën cirk me batuta dhe barcaleta, merret dhe me mua. Ai po merret me programin tonë ekonomik të Republikës së Re”, tha Basha.