Ballina Politike Gara për kreun e PD-së, shtohet rivaliteti, ja kush është kandidati i...

Gara për kreun e PD-së, shtohet rivaliteti, ja kush është kandidati i ri

Gara për kreun e Partisë Demokratike deri në këto momente numëron katër kandidatë, ndërkohë që zyrtarisht nën selinë e PD-së njihen vetëm dy prej tyre.

Eduard Selami, i cili është themelues i kësaj force politike, por edhe ish-kryetar i saj, ka qenë i pari i cili ka shpallur kandidaturën e tij përball kreut aktual të PD-së, Lulzim Bashës.

Ndërkohë, pas tij një tjetër demokrat, anëtar i Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, Astrit Sinanaj, ka deklaruar në faqen e tij të Facebook, se ka marrë vendimin për të qenë pjesë e garës për kreun e PD-së.

Kësaj gare i është shtuar  edhe Erion Piciri, anëtar i PD-së në Tiranë, cili ka njoftuar sot zyrtarisht se ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.