Ballina Aktualitet “Gjeni dallimin”, ish-ministri bën dallimin nga Tahiri te Xhafaj: Më pak mall...

“Gjeni dallimin”, ish-ministri bën dallimin nga Tahiri te Xhafaj: Më pak mall për më shumë para

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vazhduar komentet e tij të ashpra ndaj qeverisë.

Manjani nuk ka kursyer ironinë therrëse teksa ka bërë dallimin mes ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atij aktual, Fatmir Xhafaj.

Përmes një postimi në Facebook Manjani shkruan se dallimi është sasior dhe cilësor. Nga kanabis kaluam tek kokaina dhe heroinë, thotë Manjani, që gjen një emërues të përbashkët, “koha e Ramës”.

Statusi i Manjanit:

Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.

Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.

LEXO EDHE:  Po shpërndanin drogë në lokal, policia kap "mat" dy të rinjtë në Shkodër (Emrat)

Nga kanabis kaluam tek Kokaina dhe heroina!

Ska më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë….

Ska më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane…

Më pak mall për më shumë para…

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!

Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!

Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë…

Na rroftë Rekomandimi!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook