Ballina Politike Habit Eduart Selami , me Bashën dhe pse nuk jam në listë

Habit Eduart Selami , me Bashën dhe pse nuk jam në listë

Eduard Selami nji nga më të vjetrit e PD ka thyer heshtjen pasi rezultoi që emri i tij nuk ishte në listën e deputetëve për zgjedhjet e 25 Qershorit.

Por sot, kur Topalli dhe Imami dolën publikisht dhe deklaruan se kërkojnë shkarkimin e Bashës për shkak se përjashtoi “të vjetrit” nga Partia dhe shkeli statutin, Eduard Selami ka vendosur të reagojë. Ai thotë se është koha për të mbështetur PD në fushatë dhe jo për t’ju kundërvënë asaj.

“Koha për fushate jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, shkruan Selami në rrjetet sociale.

Aktualisht mësohet se një pjesë e të përjashtuarve nga PD janë bërë bashkë në një nga kafet në qendër të Tiranës duke thurur “planet” për rrëzimin e Bashës. Ata ndodhen në Karlsberg (pas Presidencës) ku janë ulur bashkë Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.