Ballina Kryesore Integrimi i Shqipërisë, mesazhi i i Romano Prodit në Tiranë: Vendi ka...

Integrimi i Shqipërisë, mesazhi i i Romano Prodit në Tiranë: Vendi ka përmirësime, por…

Teksa ka qenë i pranishëm në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ish-kryeministri italian Romano Prodi vlerësoi rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në BE.

Në fjalën e tij, Prodi theksoi se sa herë vjen në Shqipëri sheh ndryshime pozitive. Ai theksoi se vendet europiane duhet ta ndihmojë Shqipërinë dhe vendet që janë në proces integrimi për të bërë hapa përpara.

“Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar. Ishte vërtet unike në botë të ishe e izoluar në Europë dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Lidhjet e vetme ishin me Kinën”, u shpreh ish-kryeministri italian Romano Prodi.

LEXO EDHE:  Grabitet shtëpia e ish-kryeministrit, i marrin kujtimet e një jete të tërë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook