Ballina Kryesore Ironia e deputetit demokrat: Sikur Habilajt të kishin kushëri Fatmirin dhe jo...

Ironia e deputetit demokrat: Sikur Habilajt të kishin kushëri Fatmirin dhe jo Sajmirin‎

Deputeti i Partisë Demokrtike, Oerd Bylykbashi ka shpënthyer në akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi shkruan se Xhafaj në krye të Komisionit të Ligjeve falsifikoi draftin e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur të vëllanë nga ekstradimi dhe burgosja në Itali.

“Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter? Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Postimi i plotë:

Shumekush u habit me skandalin “Xhafaj‎”. Por po te shohesh kroniken, kupton se ai eshte recidivist ne keto pune.

Ne vitin tashme te larget 2014 (nese matet me numrin e zullumeve te Rames vertet duket larg), te gjithe e kujtojne Fatmir Xhafajn, kryetar te Komisionit te Ligjeve‎, qe u akuzua nga opozita se falsifikoi projektligjin e amnistise duke cuar ne seance plenare nje version te ndryshem nga ai i miratuar ne Komisionin e Ligjeve, me qellim per te amnistuar dhe mbyllur ndjekjen penale per shitblerjen e votave ne zgjedhjet e Korces ne tetor 2013.

Me 27 qershor 2016, me kerkese te PD, gjykata Kushtetuese (ajo qe reforma e Xhafajt e ka mbyllur tashme pa afat)‎, vendosi se qendrimi i Ardian Dvoranit ne Gjykaten e Larte pas gati dy vitesh nga mbarimi i mandatit te gjyqtarit, ishte antikushtetuese dhe Dvorani (kusheri i Fatmir Xhafajt) duhej te largohej nga Gjykata e Larte. Vendimi i Kushtetuese hyn ne fuqi vetem pasi botohet ne Fletore Zyrtare. Nderkohe, ne ndryshimet e Kushtetutes se 22 korrikut 2016, Xhafaj futi nje pike ku lejohej qe nje gjyqtar i Gjykates se Larte qe i mbaron mandati, qendron ne detyre deri sa te zevendesohet. Dhe ja ku del ustalliku i Xhafajt, d‎uke vonuar zbardhjen dhe botimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes me nenin “Dvorani”, vetem qe te mbante ne gjykaten e Larte kusheririn e tij. ‎Ndryshimet Kushtetuese u botuan me 27 korrik (vetem 5 dite pasi u miratuan) dhe do te hynin ne fuqi me 11 gusht 2016. Keshtu Xhafaj u kujdes qe Qendra e Publikimeve Zyrtare (qe varet nga qeveria) te botonte vendimin e Gjykates Kushtetuese kunder Dvoranit vetem me 12 gusht 2016 (plot 46 dite pas marrjes se vendimit), pra nje dite pasi hyri ne fuqi neni kushtetues “Dvorani” qe mbante Ardian Dvoranin ne Gjykaten e Larte. Sot e kesaj dite, Dvorani, kusheri i Xhafajt eshte me Gjykaten e Larte‎. Nga kjo Gjykate jane larguar shume anetare tashme, por kusheriri i Xhafajt eshte i sanksionuar ne Kushtetute.

Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter?

LEXO EDHE:  VIDEO/ Xhafaj mbërrin në Urën e Mifolit: Në terren kemi 2200 policë dhe 400 mjete, kjo është realisht...

Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit.

Sigurisht, nese Habilajt do te kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kusheri, sot do te ishin biznesmene te lire ne Vlore. Po kush lufton me fatin?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook