Ballina Politike Ismail Kadare flet për herë të parë mbi zgjedhjen e Gramoz Ruçit...

Ismail Kadare flet për herë të parë mbi zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit: Çdo gjë që ka lidhje me krimet…

Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit ka qenë një prej temave më të përfolura këto ditë për të mos thënë ajo më e nxehta ku reaguan politikanë, ish politikanë madje edhe analistë e personazhe që nuk kanë shumë lidhje me këtë fushë.Sëfundmi ka ardhur reagimi i një prej shkrimtarëve më virtuoz dhe të talentuar që kemi pasur dhe që ka fituar shumë çmime jashtë mbi librat e tij. Ismail Kadare ka dh/në një intervistë për “News 24” ku teksa u pyet mbi shumë çështje arriti të pyetej edhe mbi vendosjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe se cili është mendimi i tij.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, u shpreh Kadare.