Ballina Politike “Keqardhje për Astrit Patozin”, Arben Ristani reagon lidhur me qëndrimet e fundit...

“Keqardhje për Astrit Patozin”, Arben Ristani reagon lidhur me qëndrimet e fundit brenda partisë

Arben Ristan, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale  ka reaguar ndaj deklaratës së Astrit Patozit i cili tha se Basha i ofroi marrëveshje në këmbim të moskandidimit në zgjedhjet për kreun e PD.

Statusi i Ristani
Ne permbushje te detyrave te mia si Sekretar i Pergjithshem i PD dhe ne interesin e saj me te mire, kam bere perpjekje qe gara per kryetar te PD te ofroje garanci statutore, gjithperfshirje dhe te jete nje proces bashkimi per partine ashtu sikurse nje proces emancipimi per te gjithe shoqerine!
Keqardhje qe “negocimi” per garanci statutore dhe kushte te barabarta gare konsiderohet si pazar.
Pazari nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e moralit tim ashtu sikurse i kultures politike te PD

LEXO EDHE:  Trondit ish-deputeti i PD: Saimir Tahiri ka tentuar vetëvrasjen....