Ballina Politike Komentuesi: “Socialist e milioner, nuk shkon kjo punë. Shko në burg”. Si...

Komentuesi: “Socialist e milioner, nuk shkon kjo punë. Shko në burg”. Si i përvishet Rama

I njohur për komentet thumbuese që shkëmben me qytetarët në “Facebook”, këtë herë i thumbuari ishte ai dora vetë, kryeministri Edi Rama.

Një qytetar që mesa duket është i revoltuar me qeverisjen e Ramës dhe ka humbur besimin tek ai, i shkruan një koment duke i thënë që të shkojë në burg megjithë politikanët e tjerë që po mbysin Shqipërinë.

“O Edi e ke fituar vettingun për gjyqtarët, fitoje edhe për politikanët. Shkoni sëbashku në burg. Socialist e milionerë nuk shkon kjo punë Edi”  i thotë qytetari.

Por duket se Rama as këtë herë nuk është kursyer dhe i ka bërë një ofertë “Ti marrë të keqen”.

Qerim ti me merr te keqen mua, po unë s’të vë faj! Je një vitimë e politikës së baltës”. i shkruan Rama