Ballina Politike Kryemadhi ngre zërin: Nuk ndërtohet Shqipëria me mashtrime

Kryemadhi ngre zërin: Nuk ndërtohet Shqipëria me mashtrime

Nga një takim me banorët e Mollasit në Elbasan u prezantuan kandidatët për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe plan programi që kjo forcë ka ndërtuar për garën e saj në zgjedhje.

Në fjalimin që zonja Kryemadhi mbajti para banorëve të Mollasit ajo theksoi se LSI do të dali forca e parë në këto zgjedhje dhe se qëllimi i kësaj force është vetëm përkushtimi me punë ndaj qytetarëve dhe eliminimi i klasës mashtruese të politikës dhe për këtë LSI do ti fitojë zgjedhjet e 25 qershorit.

“Të rinjtë dhe të rejat, prindërit e tyre, familjarët e tyre, me datën 25 qershor do të votojnë numrin 1, do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ndërtohet një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj”,- tha Kryemadhi, duke shtuar se në programin e LSI-së do të garantohen vende të reja pune të mirëpaguara për të rritur mirëqenien e qytetarëve duke e afruar edhe më shumë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

“Duke garantuar vende pune të mirëpaguara, duke garantuar shitjen e prodhimit, duke garantuar subvencionin në bujqësi, duke garantuar infrastrukturën në bujqësi, ne mund të realizojmë ëndrrën tonë, ëndrrën e Bashkimit Evropian. Dhe kjo nuk është larg, është shumë afër. Me datën 25 qershor duke votuar numrin 1, ne kemi votuar për ëndrrat tona që t’i bëjmë realitet”, u shpreh e vendosur Kryemadhi teksa mbylli fjalën e saj.