Ballina Politike Kryeministri Rama i qëndron fjalës, paralajmëron sërish “të fortët” e drogës: S’do...

Kryeministri Rama i qëndron fjalës, paralajmëron sërish “të fortët” e drogës: S’do ndalemi deri kur të kapim feudalin e fundit

Gjatë një bashkëbisedimi që Kryeministri Rama pati me 3 gazetarët e televizioneve të ndryshme ai ka folur edhe për planin që qeveria e tij e re ka për të kapur baronët e drogës dhe të nxjerrë para drejtësisë ata.

Pasuritë e tyre janë të pajustifikueshme dhe kjo tregon që ata janë në shenjestër tashmë nga policia e shtetit dhe është vetëm çështje ditësh para se të dalin zbuluar përballë shtetit. Ai shpjegoi se do të vinte një plan operacional në zbatim tashmë që të bëjë të mundur nisjen dhe përfundimin e duhur me sukses të operacionit. Rama ka premtuar se sdo të ndalet deri në momentin që feudali i fundit do kapet.

“Plan operacional i detajuar që do jetë i kopsitur në mënyrë legale, që mos jetë një operacion që nis me sukses e më pas dështon. Do të shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar. Se kjo histori feudalësh e të fortësh duhet të mbarojë. Kush ka pasuri si ato me katër rrota, e shtëpi e s’ka bërë asnjë ditë punë në jetën e vetë, do kontrollohet e do kalbet në burg nëse i ka bërë me para të pista,” tha Rama.