Ballina Kryesore Kryetari i PD-së paralajmëron deputetët e rinj: Në parlament do shaheni por…

Kryetari i PD-së paralajmëron deputetët e rinj: Në parlament do shaheni por…

Lulzim Basha ka mbledhur sot një ditë para seancë parlamentare, grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Kryedemokrati  ka paralajmëruar deputetët e rinj të PD-së me sfidat që ata do të përballen gjatë mandatit të tyre.

Duke qenë se PD-ja këtë vit do të jetë me shumë deputetë të rinj të cilët ende nuk janë përballur me sulmet e ashpra që vijnë nga politika, Basha është treguar i kujdesshëm që tu tregoj me detaje se si do të përballen ata me parlamentin dhe me të qënurit opozitar.

“Ne do të reformojmë PD dhe do modernizojmë atë dhe do i paraprijë gjithë sistemit politik në vend. Duke nisur nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të kemi dhe alternativë politike por edhe morale. Do jemi shembulli i përgjegjshmërisë. Ne do të propozojmë zgjidhjet tona ligjore. Do informojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit, do luftojmë kundër korrupsionit. Do jemi pranë njerëzve dhe me njerëzit. Shqiptarët e thjeshtë sot janë më të braktisur se kurrë. Opozita jonë nuk do jetë e lehtë. Deputetëve të rinj ju uroj suksese. Mirë se vini në botën e ashpër të politikës. Do t’ju sulmojnë dhe do t’ju shajnë, por do ju duhet të ruani dinjitetin. Puna juaj do t’u shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve, Ju jeni njerëzit më përgjegjësinë e madhe në PD. Ju uroj që ta përmbushni me nder këtë detyrë”, deklaroi Basha.