Ballina Kryesore LAJMI I FUNDIT/ Bushati reagon pas deklaratës së kreut të PD: Faleminderit...

LAJMI I FUNDIT/ Bushati reagon pas deklaratës së kreut të PD: Faleminderit Merkel, aktrimi grotesk i opozitës është një përpjekje…

Pas deklaratës së bërë nga kreu i opozitës. Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të votuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, ka ardhur reagimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Përmes një statusi në Facebook, Bushati tha të kundërtën e kryeopozitarit, duke falenderuar kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë.

Postimi i Ditmir Bushatit

Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë. Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook