Ballina Kryesore LSI depoziton në sekretarinë e Kuvendit pyetjet për ministrat e rinj të...

LSI depoziton në sekretarinë e Kuvendit pyetjet për ministrat e rinj të qeverisë, ndërsa PD-ja…

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar pyetjet e saj për ministrat e rinj të qeverisë Rama dhe vetë kryeministrit.

Ndryshe nga Partia Demokratike, e cila nuk ka depozituar asnjë pyetje, LSI ka zgjedhur plot 19 të tilla.

Afati për depozitimin e pyetjeve në sekretarinë e Kuvendit ishte deri në orën 16:00, ndërkohë që mësohet se PD nuk ka zgjedhur të depozitojë pyetje, pasi sipas tyre nuk duan që t’i japin mundësi ministrave të Ramës për të folur.

Pyetjet drejtuar Kryeministrit për Programin Politik të Këshillit të Ministrave dhe përbërjen e tij.

Grupimi Politik Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqet pyetjet si më poshtë:

1. Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike?
2. Sa % PBB do dedikohet për arsimin, shendetësinë dhe bujqësinë? Sepse
nga programi nuk ka asnjë qartësi si do prioritarizohen me financime këto
sektorë?
3. Si do të shpërndahet buxheti arsmit sipas sektorëve që e përbëjnë atë, cila
nga ministritë është përgjegjësja për arsimin profesional?
4. Premtimi juaj është që për 4 vitet e ardhshme do të mbulojmë plotësisht
75 % të nevojave për ujë në të gjithë territorin ? Çfarë do të thotë kjo?
5. Po çfarë mund të ketë më të rëndësishme sesa uji për qytetarët shqiptarë?
6. Për familjet në nevojë cila është paketa sociale? Apo sërish do kemi
paketën e lëmoshës?
7. Do kemi me shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?
8. Ndërsa investimet për kanalizime dhe largimin e ujërave të ndotura
urbane premtoni deri në fund të mandatit vetëm në nivelin 48%…cila
është harta e investimeve?
9. Do kemi prapë në Sarandë, në Ksamil etj çarje të kanalizimeve në kulmin
e sezonit turistik? Çfarë mund të ketë më prioritare sesa shërbimi me ujë
dhe investime në kanalizime?
10. Po bujqësia si mund të konsiderohet sërish prioritet kur thoni që në 4
vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?
11.Rreth 200 milion euro në 4 vite, janë gati më pak seç buxhetohet sot 50
milion euro në vit? E dini këtë?
12.Sa projektohet të jetë minimumi jetik në 4 vitet e qeverisjes prej sot deri
në mbyllje të mandatit?
13.Sa e ka impaktin në buxhet qeveria ekperimentale? Sa largime nga puna?
Kosto?
14.Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin e
analfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?
15.Në kuadrin e integrimit europian, barazia gjinore dhe strategjia e luftës
kundra dhunës janë çështje të kapitullit 23 te drejtësia, cila nga ministritë
do të jetë ajo që do të ketë përgjegjësi për çështjet e barazisë gjinore, pasi
në programin e paraqitur, asgjë nuk ishte e qartë?
16.Çfarë mekanizmi do përdorni për thithjen e 100 miliardë lekë investime?
17.Në program flisni për investime publike në energjitkë, rreth 50 miliardë.
Ndërkohë premtoni korridorin Adriatik – Jonian i cili kërkon rreth 80
miliardë. A e keni bërë aritmetikën e këtyre investimeve?
18.Në program nuk përmendni trajtimin e mbetjeve. Nuk keni asnjë politikë
për këto?
19.Në program nuk keni asnjë incentivë për punësimin?

 
LEXO EDHE:  Deputeti i PD ngre zërin: Qeveria në pushime luksi, banorëve në Kuçovë u mohohet buka e gojës