Ballina Politike LSI “shpall” fitoren në Tiranë, ende pa u mbyllur votimi

LSI “shpall” fitoren në Tiranë, ende pa u mbyllur votimi

Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka “shpallur” fitoren në Tiranë ende pa u mbyllur proçesi i votimit. Ai tha se LSI u bën thirrje shqiptarëve që të marrin sa më shumë pjesë në votime.

 

“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!”, shkruan Luan Rama