Ballina Politike Lulzim Basha flet nga Durrësi: Koha për Ramën skadoi, ndëshkojeni me votë

Lulzim Basha flet nga Durrësi: Koha për Ramën skadoi, ndëshkojeni me votë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që fushatën e tij përmbyllëse ta bënte nga Durrësi ku është shprehur se më në fund ora për të ndëshkuar me votë Ramën është më afër se kurrë.

“Ditën e dielë amfiteatri do të jetë mes përballjes së dy mundësive, mundësisë për të vazhduar me politikën e korruptuar të Edi Ramës, ose votën për Republikën e re, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë,” u shpreh Basha nga Durrësi.

Basha u shpreh se i vetmi koalicion që ka shansin tu kthejë dinjitetin e humbur në vend është Partia Demokratike dhe reforma e saj e Republikës së Re.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas  4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re,” tha Basha.