Ballina Kryesore “Lulzim hipi avionit dhe ik në Hollandë”, Topalli tregon mënyrën se si...

“Lulzim hipi avionit dhe ik në Hollandë”, Topalli tregon mënyrën se si PD të çlirohet nga pengmarrja

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, ku u miratuan ndryshimet e statuseve.

Përmes një statusi në Facebook, Topalli shkuan se nuk ka pasir kuorum në sallë dhe për rrjedhojë Lulzim Basha është rrëzuar.

“Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .

Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shumë prej të cilave ishin bosh gjatë gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashës ka 7000 delegatë.

Sot u përsërit ajo që ka ndodhur rreth një vit më parë kur u fallsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në proçesin antistatuor të zgjedhjes së Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Gjykata e shkarkon për shpërdorim detyre, Rama e emëron drejtor në INSTAT

Tani Lulzim Basha hipi avionit dhe ik në Holandë; Kështu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shkruan Topalli.