Ballina Aktualitet “Majko u zu me Ramën”, deputeti demokrat zbulon arsyen pse ministri i...

“Majko u zu me Ramën”, deputeti demokrat zbulon arsyen pse ministri i Diasporës u largua nga seanca parlamentare

Deputeti demokrat Florian Mima ka sulmuar që në nisur të seancën ministrin Pandeli Majko, i cili u largua nga Kuvendi.

Ishte pikërisht Mima ai që deklaroi se Majko ishte një nga ata që do të votonte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk po shikoj zotin Majko në sallë, sapo e përzuri qeveri. Ndërkohë deputetë të PD deklaruan se kanë dëgjuar kryeministrin Edi Rama që të debatojë për këtë çështje me Majkon” pohoi Mima.

Ndërkohë deputetë të PD deklaruan se kanë dëgjuar kryeministrin Edi Rama që të debatojë për këtë çështje me Majkon.

Fjala e Mimës:

“Në 38 Franceko Jakomoni firmos truallin me 10 mijë metra katrorë nga familja Libohova për rreth 75 mijë franga ari. Afërsisht 4-fishi i vlerës që vlerësohet nga qeveri shqiptare. Dhe pasi e blen ia dhuron publikut shqiptar me një kusht, prona të përdoret për të mirën publike, edukim dhe kulturë. Në ’44….Jo ishte një fshatar poture grisur, me këpucë me baltë dhe me bajga, i pari që hodhi idenë e prishjes së Teatrit, e pallatit të Mbretit, edhe të ministrive, edhe RTSH, por arriti të thyente qelqurinat tek pallati i mbretit dhe te ndynte krevatin me opingat. Në 58 një fshatar poture grisur….në 58 ky individ bëhet drejto tek sigurimi i Shtetit. I bën një letër Enver Hoxhës që Teatri duhet të prishej. Për hir të të vërtetës Hoxha nuk firmos. Në 2002 kemi një tjetër person, që sugjeroi që teatri të bëhej muze që të vareshin brekët e Violeta Manushit,. Por kryeministri i kohës, Pendeli Majko, s’po e shoh në sallë, se di iku vet apo e përzutë ju (E përzuri-ndërhyjnë deputetët e PD) ai refuzon. Propozuesi fut bishtin ndër shalë në pritje të propozimeve të reja. Sot ai është bërë sulltan. ”

vijon…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook