Ballina Politike Meta mbron gazetarët, i ofron mbështetje të fortë integritetit të tyre

Meta mbron gazetarët, i ofron mbështetje të fortë integritetit të tyre

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë mbështetës për gazetarët, gjatë një takimi të zhvilluar sot me to.

Ai i ka kërkuar të ecim sipas sistemit demokratik duke apeluar të mos intimidohet dhe cënohet integriteti i gazetarëve.

“Kur deformohet dhe kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cenuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj. Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”– tha Meta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook