Ballina Politike Meta , Rinia gjen veten përherë e më shumë në LSI

Meta , Rinia gjen veten përherë e më shumë në LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim iu jep përher e më tepër besim Rinisë dhe se ata arrijnë të gjejnë veten në çdo funksion dhe shërbim brënda partisë më liberale në Shqipëri.

Meta lë mesazhin e tij edhe për këtë fakt gjatë takimit të sotshëm me banorët e kodrës së Kamzës.

“Mesazhi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është një mesazh bashkëpunimi, është një mesazh harmonie. Te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja.” u shpreh Meta.

Ndërsa kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, dhe nënkryetari, Luan Rama, garantuan se LSI-a do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Ata nënvizuan se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet, duke e vënë theksin tek punësimi i mirëpaguar.