Ballina Kryesore Ministri i Merkel takohet me Bushatin: Rruga e Shqipërisë drejt BE është...

Ministri i Merkel takohet me Bushatin: Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë, po verifikojmë arritjet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka takuar ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth, me të cilin ka dalë dhe në një konferencë për mediat.

“Besojmë fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë në procesin e vështirë që është para nesh për nisjen e bisedimeve me BE” u shpreh Bushati.

Gjatë fjalimit të ministrit gjerman, ai u shpreh se: “Vendi juaj përfaqësohet në mënyrë të shkëlqyer nga Ditmir Bushati. Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë por ia vlen. Këtu në plan të parë janë forcimi i shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë.

Fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat  që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit. Ne kemi ende pritshmëri

Qeveria federale po verifikon të gjitha arritjet dhe në bashkëpunim me bundestagun do pozicionohemi në të ardhmen”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook