Ballina Kryesore Miratimi i pr.ligjit për shembjen e Teatrit, Vasili: Është manipuluar votimi, të...

Miratimi i pr.ligjit për shembjen e Teatrit, Vasili: Është manipuluar votimi, të anulohet (Foto)

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për miratimin e projekligjit për shembjen e godinës së Teatrit për të ndërtuar një të ri.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili denoncon mazhorancën se ka manipuluar votimin të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Vasili ka denoncuar me prova faktin se është manipuluar votimi, pasi deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo nuk ka qenë i pranishëm fare në seancën e djeshme.

Statusi i Vasilit:

Manipulohet votimit te ligjit për teatrin, përgjegjësi penale nga kryetari tek me i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.

Deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seance rezulton votues.

Ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor.

Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente te votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht.

Prokurorja e Përgjithshme të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rëndë të manipulimit të votimit parlamentar.

Tanimë hajdutet e votave janë ulur këmbëkryq në parlament dhe në krye të qeverisë.

Nëse prokuroria mbyll sytë edhe përpara kësaj atëherë çdo qëndrim ndaj saj është plotësisht legjitim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook