Ballina Aktualitet Miratimi i pr.ligjit për Teatrin/ “Tani çdo gjë varet nga ne”, reagon...

Miratimi i pr.ligjit për Teatrin/ “Tani çdo gjë varet nga ne”, reagon ish-ministri: Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas miratimit të projektligjit në Kuvend për shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin e një të riu.

Përmes një statusi në Facebook, Manjani ka reaguar ashpër ndaj të gjithë ish-kolegëve që votuan projektligjin duke i bërë thirrje:

“Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…”

Postimi i Manjanit:

Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit tē tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook