Ballina Kryesore Nard Ndoka tregon pse Rama nuk shqetësohet për zjarret: Nuk ja kërkoi...

Nard Ndoka tregon pse Rama nuk shqetësohet për zjarret: Nuk ja kërkoi asnjë socialist tek dëgjesat e tij “pas pilafit”

Kreu i PDK dhe aleati i Partisë Demokratike në zgjedhje, Nard Ndoka ka reaguar përsa i përket situatës problematike në vend me zjarret. Nga një postim në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se kryeministri Rama nuk po merret me situatën alarmante dhe me zjarret që kanë filluar të shkrumbojnë pyjet ngadalë.

Ai shton me ironi duke thënë se e gjitha kjo ka ndodhur vetëm sepse kryeministrit “asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij ‘pas pilafit’” për të rregulluar këtë situatë problematike dhe shqetësuese për gjithë vendin. Por Ndoka shkruan se sot pritet shkarkimi i kreut të Emergjencave Civile Shemsi Premçit, pas asaj deklarate fenomenale që bëri një ditë më parë ku tha se vendi do të prekej nga tërmete të kalibrit të 1967.

Postimi i Plotë

Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij “pas pilafit”! ‘Zero shqetesim për zjarret’; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës! Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!