Ballina Kryesore Ndizen gjakrat mes PS dhe LSI/ Shpërthen Meta: Ngjajmë me Siera Leonen,...

Ndizen gjakrat mes PS dhe LSI/ Shpërthen Meta: Ngjajmë me Siera Leonen, “Ebola” jonë e ka emrin “Rilindje”


Presidenti i zgjedhur Ilir Meta duket se i ka hapur të gjitha kartat e tij. Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet dhe ai e krahason Rilindjen me sëmundjen vdekjeprurëse të Ebolës, ndërkohë që Shqipërinë me Sierra Leonen.

Gjithashtu ai përmendi dhe viktimën e parë sipas tij, e cila është vet PS-ja. 

“Ne nuk pranojnë deputetë me rekorde kriminelë. Ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinj dhe të reja. atdhetar, familje të thjeshta të Tiranës. Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria lë një brengë në familje. LSI do jetë forcë e parë pasi ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen. Mirë në Sierra Leone ka pasur luftë cilivile, dhe ka një sëmundje që quhet Ebola, po këtu ça ka? Ne kemi nj sëmundje të tmerrshme t ë vlerave më të mira, shoqërorë, Ebola jonë quhet Rilindje. Viktima e parë e kësaj Ebole ka qenë PS-ja, një parti me vlera të shkëlqyera që nuk ekziston më. Pasi është parti a e Rilindjes që e ka zëvendësuar atë”, theksoi Meta