Ballina Kryesore Ngjela i del në mbrojtje Xhafës: Edhe Presidenti Klinton mbrojti vëllain me...

Ngjela i del në mbrojtje Xhafës: Edhe Presidenti Klinton mbrojti vëllain me dekret

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me akuzat e PD se ministri Xhafaj ka ndryshuar ligjit.

Ai tha se  ministri Xhafaj kishte bërë një akt heroik, që kishte ndryshuar nenin për ekstradimet.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela shkruan se dhe Klitoni e fali vëllain  e tij më dekret, sipas tij kuy është morali politik.

Statusi i Ngjelës

Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj…
Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit.
Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma?
Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende?
Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret…
Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit.
Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga moral i amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook