Ballina Kryesore Nis sesioni i Ri i Kuvendit, krijohet Komisioni Verifikimi të Mandateve

Nis sesioni i Ri i Kuvendit, krijohet Komisioni Verifikimi të Mandateve

Rreth orës 10:00 ka nisur seanca e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në Dekretin nr. 10599, datë 29.08.2017 të Presidentit Ilir Meta. Seanca do të drejtohet nga deputeti socialist Besnik Baraj.

Seanca nisi me Himnin Kombëtar, ndërsa tashmë Baraj po jep emrat e ardhur nga komisioni qëndror. Gjatë seancës në fjalë  pritet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi i propozuar nga Kryeministri Rama me votat e shumicës socialiste, ndërsa si PD ashtu edhe LSI nuk do të votojnë pro tij.

Zyrtarisht u ngrit Komisioni i Verifikimit të Mandateve ndërsa u bë me dije se seanca do të rifilloj pasdite rreth orës 18:00.

ORA 10:25 BEHET APELI I DEPUTETEVE TE RINJ TE KUVENDIT
Kryesuesi i seancës së parë plenare për këtë legjislaturë ka lexuar emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Mandatet ndahen si më poshtë:
PS: 74 mandate
PD: 43 mandate
LSI: 19 mandate
PDIU: 3 mandate
PSD: 1 mandat

ORA 10:20 BARAJ: TE NDERTOJME MODELE TE REJA TE KOMUNIKIMIT PARLAMENTAR
Në fjalën e tij, Baraj apeloi për ndryshim të modeleve të vjetra të debatit në Parlament, dhe të kalohet në modele të dobishme në interes të qytetarit.
“Uroj që në Shqipëri të ecim përpara dhe të ndryshojmë modelet e vjetra, jo më me konflikt, por të ndërtojmë modele të reja, të dobishme. Uroj që Parlamenti të kthehet në vlera reale komunikimi”, tha Baraj.

Detyra që i është caktuar 3 deputetëve më të rinj
Ora 10:23- Tre deputetët më të rinj janë ftuar në sallë të bëjnë detyrën e përkohshme të sekretarit. Ata janë Izmira Ulqinaku, qarku PD Durrës, Kejdi Mehmetaj, LSI Tiranë, dhe Anduel Xhindi, PS Fier.