Ballina Aktualitet Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm: Presidenti i ri Meta betohet në 24...

Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm: Presidenti i ri Meta betohet në 24 korrik

Presidenti në largim, Bujar Nishani ka njoftuar sot për thirrjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme, për bërjen e betimit të Presidentit të ri të Republikës.

Sesioni i jashtëzakonshëm do të mbahet më datën 24 korrik, ku do të betohet presidenti i ri i Republikës Ilir Meta.

DEKRET
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Dekretoj
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI