Ballina Politike “Nuk ka vlerë jeta ime, para zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, ja...

“Nuk ka vlerë jeta ime, para zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, ja çfarë mesazhi jep Ilir Meta nga Lezha

Duket se deklaratat në këtë proçes zgjedhor nuk kanë fund pasi Ilir Meta ka bërë një deklaratë tepër shpërthyese ku thotë se para zgjedhjeve të lira në Shqipëri nuk vlen as jeta e atij apo e dikujt tjetër. Nga Lezha Meta shtoi gjithashtu se policia duhet të merret me mbrojtjen e njerëzve dhe jo kriminelëve.

“Policia në Lezhë paguhet për të mbrojtur qytetarët e jo kriminelët. Siguria e Metës është e parëndësishme para sigurisë së lezhjanëve”, u shpreh Meta.

Gjithashtu ai tha se tashmë populli po bën zgjedhjen e tij për të ardhmen e vendit tonë.

“Edhe 4 orë dhe bandat do gjunjëzohen. Liria e dinjiteti i shqiptarëve nuk kanë çmim. Të gjithë në votime, as jeta e Metës nuk ka vlerë para votës së lirë të shqiptarëve sot”, tha Meta

Kujtojmë se deklarata e Metës vjen menjëherë pasi një ngjarje tepër e rëndë ndodhi në Lezhë ku një ekponentë i LSI u qëllua me armë.