Ballina Aktualitet Opozita braktis seancën: Duam rivotim për Teatrin! Balla: E vërteta e votës...

Opozita braktis seancën: Duam rivotim për Teatrin! Balla: E vërteta e votës së Tavos

Ka nisur sot në orën 10:00  seanca e jashtëzakonshme plenare e kësaj të hëne ku në rend dite janë edhe disa ndryshime në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj.

Por, miratimi i këtyre ndryshimeve që do t’i hapte rrugën zëvendësimit të gjyqtarëve të “djegur” nga Vettingu duket mjaft i vështirë pasi opozita ka vendosur bojkotimin e seancës së sotme.

Më herët, pakica ka paralajmëruar se nuk do të japë konsensus për këto ndryshime pa largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, largimin e kryeprokurores Arta Marku dhe reformën zgjedhore.

Në nisje të seancës, ishin të pranishëm nga opozita vetëm krerët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Ata deklaruan se opozita nuk do të marrë sot pjesë në seancë por kërkuan anulimin e votimit për projektligjin e teatrit. Spaho u shpreh se është manipuluar rezultati pasi rezultonte si votues edhe deputeti i LSI Vangjel Tavo i cili nuk ishte fare prezent.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se është njohur me kërkesën e opozitës vetëm sot në mëngjes dhe i ka kërkuar administratës së Kuvendit t’i vërë në dispozicion të gjitha materialet për të zbuluar të vërtetën.

Ndërkohë, kryetari i Grupit të PS Taulant Balla hodhi poshtë pretendimet e opozitës. Ai tha se në vendin që voton deputeti i pavarur Robert Bitri është vendosur kartoni i një përfaqësuest të opozitës me synim sipas tij për të prishur procesin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook