Ballina Politike BE paralajmëron autoritetet shqiptare: Zbatoni reformën në drejtësi siç është rënë dakord

BE paralajmëron autoritetet shqiptare: Zbatoni reformën në drejtësi siç është rënë dakord

Ndërsa të gjithë janë të fokusuar te zgjedhjet, delegacioni i BE-së në Tiranë iu bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i përmbahen plotësisht angazhimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, pasi siç apelohet “kjo është një mundësi nga e cila varet në mënyrë të drejt për drejt antarsimi vendit në BE”.

Reagimi i delegacionit të BE-së, vjen pak ditë pasi unioni i Gjyqtarëve bëri padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit të vettingut.

Ja deklarata e plotë e delegacionit të BE-së:

Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë. BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësive kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësimit janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.