Ballina Politike PD braktis sërish Komisionin e Ligjeve, Manja: “Ule gishtin, ule…”

PD braktis sërish Komisionin e Ligjeve, Manja: “Ule gishtin, ule…”

PD braktis sërish Komisionin e Ligjeve. Anëtarët demokratë delklarojnë se shteti po mbron mafian në kurriz të qytetareve.

Gent Strazimiri duke iu referuar çështjes Tahiri tha se mazhoranca ka qenë e përgatitur ta mbrojë atë.

“Komisioni i Ligjeve është tempull për njerëzit e ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë sipas tij me prova të antimafias italiane”– shprehet Strazimiri.

Debatet në Komision: 
Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.
Ulsi Manja: PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…
Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.
Ulsi Manja: Ule gishtin, ule…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook