Ballina Kryesore Petrit Vasili: Mirë që Rama shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët...

Petrit Vasili: Mirë që Rama shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç’hall kanë që e pranojnë?

Përmes një statusi në “Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Sipas Vasilit, kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkelur mbi Komisionin e Venecias që një vit më parë.

Por ajo që e shqetëson më tepër ish-kreun e LSI-së është fakti se pse ambasadorët i pranojnë këto shkelje, sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Postimi i plotë
Kryeministri shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç’hall kanë që e pranojnë?

Kryeministri qe 1 vit me pare ne cdo 5 fjale thoshte 6 here komisionin e Venecias e hedh poshte dhe e shkel gjithçka.
Komisionin e Venecias e thoshin pafundesisht edhe ambasadoret.
Komisionin Venecias e thoshte edhe Euralius.
Sot kryeministri i droges e shkel komisionin e Venecias diten per diell qe te rrembeje prokurorin dhe te mbuloje inkriminimin.
Pse e pranojne ambasadoret,po Euraliusi? Mire kryeministri po keta te fundit ç’hall kane?
Per tua freskuar memorjen ketyre te fundit ja ç”thoshte Komisioni Venecias per prokurorin e pergjithshem:

“Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm”.
“Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm”

LEXO EDHE:  SHBA i refuzon vizën kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, shkak lidhja e tij me krimin e organizuar

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook