Ballina Politike Petrit Vasili revoltohet: Kavajën e lanë në mëshirë të fatit

Petrit Vasili revoltohet: Kavajën e lanë në mëshirë të fatit

Kavaja është ndalesa e LSI-së nga ku Petrit Vasili tashmë kryetar i kësaj force ka ashpërsuar goxha tonet ndaj qeverisjes së drejtuar nga Rama që ka mbajtur peng shume qytetarë.

“Kavajën e lanë në mëshirë, shqiptarët dinë shumë mirë se votojnë për tu çliruar nga dhuna e një shteti që dashuron drogën jo bujqësinë”,- u shpreh ai.

Vasili ka akuzuar Ramën se ka dhënë gjithë shtetin me koncesion dhe prej kësaj ai është i bindur se askush sdo ta votojë dhe forca e tij do të dalë kokë lart nga zgjedhjet e 25 qershorit dhe forcë e parë.

“Më 25 qershor do i shtrijmë në tokë satrapët dhe kryegënjeshtarët. LSI do dalë forcë e parë, forcë e paparë”,- tha Vasili.